“2 milionë euro për kokën e Erionit”- Alibej rrëfen bisedat e Dumanit me njerëzit e Çopjave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “2 milionë euro për kokën e Erionit”- Alibej rrëfen bisedat e Dumanit me njerëzit e Çopjave

    Insajderi
    10 June 2025 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm u zhvillua këtë të martë seanca e radhës në kuadër të procesit të bujshëm “Plumbi i Artë”.

    Në qendër të kësaj seance ishte dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej, i akuzuar si drejtues i një organizate kriminale që vepronte në Elbasan, i përfshirë në disa vrasje për motive hakmarrjeje.

    Alibej tregoi përpara trupës gjykuese përpjekjet e tij për të eliminuar fizikisht personat që ai dyshonte si të përfshirë në vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, gjatë ngjarjes së njohur si “Masakra e Bradasheshit”, ku mbetën të vrarë edhe Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.

    Gjatë seancës foli për ofertat që vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja kishin bërë për kokën e tij. Alibej zbuloi se gjatë një bisede që Nuredin Dumani kishte bërë më Mikali Qosjan ky i fundit i kishte treguar një tavolinë plot me euro dhe i kishte thënë që kemi 2 mln euro për të vrarë Erion Alibej.

    Kujtojmë se në dëshmitë e mëparshme Alibej kishte akuzuar vëllezërit Copja dhe Talo Celen për vrasjen e familjareve të tij.

    “Nuredini ka qëndruar disa ditë në shtëpinë time. Ishim në kohë të COVID-it. Doja ta ndihmoja të lidhej me njerëzit dhe i instalova një aplikacion SkyECC, që të fliste me një shok të tij në Gjermani dhe t’i shpjegonte çfarë kishte ndodhur me vrasjen e vëllait tim dhe xhaxhait,” tha Alibej para trupës gjykuese.

    Ai përshkroi edhe momentin kur Dumani, përmes një kontakti të përbashkët, Elio Bitrin, lidhi kontakt me Mikael Qosjen.

    “Dumani i tha Mikaelit se ishte ai pas vrasjes në Durrës. Mikaeli i dërgoi një foto – ishte një tavolinë e madhe, mbuluar me euro. I kishte thënë: ‘Kemi 2 milionë euro për të vrarë Erion Alibej’. Kishte edhe një letër me shkrim dore, me datë, muaj dhe orë.”

    Sipas Alibejt, Dumani kërkoi gjysmën e shumës dhe dorëzimin e Talo Çelës si kusht:

    “Nuredini i tha: ‘Unë dua gjysmën e lekëve dhe Talo Çelën në këmbim’. Mikaeli i tha: ‘Vrite Erionin dhe unë të jap Talon’. Pastaj shtoi: ‘Pushka top t’u bëftë’. Ajo ishte biseda e fundit mes tyre.”

    Në vijim të dëshmisë, Alibej përmendi interesin e grupit të tij për të eliminuar edhe Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës, por plani nuk u realizua për arsye që, sipas tij, nuk i janë bërë të qarta.

    “Në atë periudhë po interesohemi edhe për Bujar Çelën. Këtë punë e morën Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase, por nuk u realizua. Më pas, u vendos për Emiljano Ramazanin. Për të kisha informatorë: përveç Nuredinit, edhe Elio Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark