Lajmërohet Bajqinovci: Gabimi im është njerëzor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet Bajqinovci: Gabimi im është njerëzor

    Insajderi
    10 June 2025 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas raportimeve për një lapsus të madh të tijin.

    Bajqinovci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka vlerësuar gabimin e tij njerëzor, teksa ka kritikuar mediat pse s’kanë raportuar për të gjeturat e Zyrës së Auditimit për Komunën e Prishtinës, shkruan Insajderi.

    Disa Pseduogazetarë qenkan marrë sot me gabimin tim, që është njerëzor, ndërkohë asnjë fjalë për superskandalin e Përparim Ramës. Natyrisht, aty ku hanë nuk mund edhe të shajnë“, ka thënë deputeti i LVV’së.

    Bajqinovci e ka marrë shumë seriozisht kuptimin e figurshëm të fjalës “vdekje”, ku i ka shprehur ngushëllime familjes Govori teksa ka shpërndarë një storie me titullin “Vdes për shahirët, 83-vjeçari që shkriu pasurinë për kasetofonët e shiritat e vjetër”.

    “Ngushëllime familjes Govori nga Prishtina”, ka shkruar Bajqinovci.

    Më pas, Bajqinovci e ka larguar këtë postim, duke e shpërndarë vetëm linkun e kësaj storie.

    Me Bajqinovcin kanë filluar talljet në ‘Facebook’, ku disa kanë përkujtuar edhe numrin e madh të votave që ka marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark