Të suspenduar- Këta janë tre zyrtarët që "ia panë sherrin" vizitës së Kurtit në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të suspenduar- Këta janë tre zyrtarët që “ia panë sherrin” vizitës së Kurtit në Skenderaj

    Insajderi
    10 June 2025 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre zyrtarë policorë në Skenderaj janë suspenduar sot. Suspendimi tyre vjen pasi eskorta e kryeministrit Kurti dhe zyret e LVV-së në Skenderaj janë goditur me vezë.

    Sinjali raporton me burime se të suspenduar janë: Leutrim Prokshi, polic reagues, Stacioni Policor Skenderaj, Nexhat Rama, polic, Stacioni Policor Skenderaj, Musa Hasani, polic, Skenderaj.

    Policia njoftoi se të njëjtit janë suspenduar në kohëzgjatje prej 72 orësh.

    Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh.

    Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente”, njoftoi policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark