Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat në Austri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat në Austri

    Insajderi
    10 June 2025 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qyteti austriak i Gracit është në zi pasi një person i armatosur vrau 10 të rinj në një shkollë të mesme këtë mëngjes.

    Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në qytetin Austriak të Gracit. Familjet në lot kanë ngushëlluar njëra-tjetrën pranë shkollës së mesme Dreierschützengasse.

    Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, e shpalli sot “një ditë të errët në historinë e vendit tonë”.

    Këtë mbrëmje, së bashku me shoqatën Ukrainë-Kosovë dhe Qendrën Hebraike të Kosovës, pranë Katedrales së Prishtinës mbajtën një ceremoni duke ndezur qirinj për ata që u vranë dhe u shua jeta e tyre në moshë kaq të re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark