Gashi: Është kaluar çdo kufi i arsyeshëm, LVV duhet të marrë përgjegjësinë si fituese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Është kaluar çdo kufi i arsyeshëm, LVV duhet të marrë përgjegjësinë si fituese

    Insajderi
    11 June 2025 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk pret ndonjë ndryshim në seancën e sotme konstituive, e cila është e 30-a me radhë.

    “Nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim, por është e qartë se ka kaluar çdo kufi i arsyeshëm. Ka ardhur koha për një zgjidhje”, tha Gashi para hyrjes në kuvend.

    Ai rikujtoi se LDK-ja ka ofruar një zgjidhje, por nëse ajo nuk pranohet nga LVV-ja, atëherë kjo e fundit duhet të marrë përgjegjësinë që i takon si fituese e zgjedhjeve.

    “LVV-ja ka obligim të veprojë me përgjegjësi, në përputhje me të drejtën që e ka fituar në zgjedhje”, përfundoi Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark