Protesta kundër rritjes së çmimeve të energjisë – bizneset nisen drejt ZRRE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta kundër rritjes së çmimeve të energjisë – bizneset nisen drejt ZRRE-së

    Insajderi
    11 June 2025 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protesta e paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, ka nisur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe pas pak minutash pjesëmarrësit janë nisur drejt zyrave të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

    Me pankarta në duar si “Mos na le pa punë” dhe “Mos e favorizoni importin”, protestuesit po kundërshtojnë vendimin e ZRRE-së për hapjen e tregut të lirë të energjisë elektrike, i cili hyri në fuqi më 1 qershor.

    Organizatorët thonë se ky vendim dëmton rëndë sektorin privat dhe rrezikon mijëra vende pune, pasi i ekspozon konsumatorët komercialë ndaj çmimeve të paqëndrueshme në tregun ndërkombëtar të energjisë.

    Pamjet nga protesta tregojnë qindra qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve që po ecin të qetë, por të vendosur drejt objektit të ZRRE-së, duke kërkuar anulimin e vendimit dhe mbrojtjen e prodhuesve vendorë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark