Insajderi
Insporti

Ky është futbollisti i ri te Napoli

Insajderi
11 June 2025 - 12:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është futbollisti i ri te Napoli
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti legjendar belg, Kevin De Bruyne, është futbollisti më i ri i Napolit, siç konfirmoi gazetari i njohur Fabrizio Romano me frazën e tij të famshme ‘Here we go!’.

Pas disa javësh negociatash intensive, De Bruyne pranoi ofertën e Napolit dhe firmosi një kontratë dyvjeçare, me opsion për ta zgjatur edhe për një sezon tjetër, shkruan Insajderi.

Belgu 33-vjeçar do të mbushë 34 vjeç në fund të muajit qershor dhe ka vetëm testet mjekësore përpara prezantimit zyrtar te kampionët e Italisë.

Napoli synon ta bëjë De Bruyne një nga liderët e ekipit në rikthimin në majat e futbollit italian dhe evropian.

Sipas mediave italiane, mesfushori do të përfitojë një pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh në ‘Stadio Diego Armando Maradona’.

Përveç pagës, De Bruyne do të marrë edhe 10 milionë euro bonus në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Ky transferim shënon një nga goditjet më të bujshme të afatit kalimtar të verës dhe një kapitull të ri në karrierën e yllit belg pas shumë vitesh te Manchester City.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark