Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar

    Insajderi
    11 June 2025 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë 6-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Shkumbin.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, rreth orës 19:50, shtetasja D. A. ka raportuar humbjen e nipit të saj, i cili kishte humbur kontaktet për rreth tre orë. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë nisur kërkimet intensive në zonë.

    Rreth orës 21:30, trupit i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se fëmija dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në lumë.

    Policia bën të ditur se materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim të mëtejshëm ligjor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark