
Të martën, më 10 qershor 2025, është ndarë nga jeta Bujar Bukoshi.
Siç njofton familja, homazhet për të ndjerin do të mbahen të enjten, më 12 qershor 2025, nga ora 10:00 deri në 13:00, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Varrimi do të bëhet po atë ditë, në ora 14:00, në Parkun Memorial në Velani, Prishtinë.
Familja do të presë të afërm, miq dhe dashamirë për të ndarë dhimbjen në Grand Hotel Prishtina, në ditët e premte, shtunë dhe diel (13 – 15 qershor 2025), nga ora 09:00 deri në 17:00.
“Ndarjen nga jeta të Bujarit e përjetojmë me dhembje, por edhe me krenari për jetën e tij,” thuhet në fund të njoftimit të nënshkruar nga Zana, Ora, Shota, Nita, Pedro, Redoni, Dardani dhe Taulanti.