Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit. Gazeta Insajderi mëson se të arrestuarit…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit.
Gazeta Insajderi mëson se të arrestuarit janë avokati Venhar Hana dhe biznesmeni, njëherësh ortak në Autoshkollën “ABIS”, Dritmir Islami, shkruan Insajderi.
Të arrestuarit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente dhe i kanë legalizuar ato me qëllim përfitimi personal, duke mashtruar persona të ndryshëm dhe duke shkaktuar dëm material që arrin shifra prej disa milionë eurosh.
Në kuadër të aksionit të zhvilluar nga autoritetet, janë sekuestruar dokumente të shumta që lidhen drejtpërdrejt me këto vepra penale. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa autoritetet përkatëse do të vazhdojnë me veprimet procedurale për mbledhjen e mëtejshme të provave brenda afateve ligjore.
Ky arrestim pason nga raportimet e mëhershme të Gazetës Insajderi, që kishte zbuluar një skandal të madh që përfshin një pronë prej mbi tre hektarësh, e cila ka një vlerë të përllogaritur prej së paku 12 milionë euro. Dyshohet se kjo pronë u tjetërsua në mënyrë të paligjshme nga avokati Venhar Hana, i cili dikur ka qenë përfaqësues ligjor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Gazeta Insajderi kishte publikuar më parë dy hulumtime ekskluzive, të bazuara në dokumente të siguruara nga institucione të ndryshme. Një ndër këto dokumente, që rrallë herë bëhet publik, ishte një kallëzim penal i dorëzuar nga Kuvendi i Kosovës në Prokurori, lidhur me këtë pronë në Çagllavicë, për të cilën ka dyshime se ka qenë pronë e Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP).
Sipas hulumtimeve, prona u privatizua në mënyrë të dyshimtë pas një ndryshimi identiteti në Agjencinë e Regjistrit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe me ndihmën e një vendimi gjyqësor të vjetër, që sot nuk gjendet më as në Arkiv. Më pas, prona u regjistrua si pronë private dhe u rishit.
Në këtë aferë dyshohet se rol kyç ka pasur Venhar Hana, avokat i licencuar, i cili për një kohë përfaqësoi Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe për këtë shërbim ishte paguar në shuma të konsiderueshme.
Në linqet e mëposhtme mund t’i lexoni raportimet e mëhershme të Insajderit lidhur me këtë rast.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.