Vetëlavdërimi i VV-së në RTK, teksa po dështojnë të formojnë qeverinë: Sollën emancipim, e nxorëm fjalën “pavarësi” me protesta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëlavdërimi i VV-së në RTK, teksa po dështojnë të formojnë qeverinë: Sollën emancipim, e nxorëm fjalën “pavarësi” me protesta

    Insajderi
    11 June 2025 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 12 qershor është 20 vjetori i Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt politik që drejton Qeverinë në detyrë, pasi po dështon të formojë institucionet e reja të dalura nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Për nder të 12 qershorit, ministrat në detyrë, ai i brendshëm Xhelal Sveçla, dhe ajo e Drejtësisë u shfaqën në RTK, medium publik që gjerësisht po kritikohet si i kapur nga pozita në pushtet.

    Në këtë intervistë, Haxhiu e Sveçla glorifikuan partinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

    Sveçla e cilësoi si emancipuese, ndërsa Haxhiu si parti që “ndali marrëveshje të dëmshme”, e “nxorën fjalën pavarësi”, në protesta.

    “Po ta shohim në retrospektivë gjithë punën e LV-së dhe të aktivistëve, është një punë jashtëzakonisht e madhe, me vështirësi, sakrifica dhe suksese. Ia ka vlejtur të jemi pjesë e një lëvizjeje emancipuese”, tha Sveçla.

    “Po të mos ishte rezistenca popullore dhe e Vetëvendosjes kundër ‘Zajednicës’, sot do t’i vuanim pasojat. Kemi bërë përpjekje maksimale që ta ndalim edhe demarkacionin me Malin e Zi. Po ashtu ka qenë sfida me amnistimin e kriminelëve serbë”, tha Haxhiu. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark