Haradinaj për Ditën e Çlirimit: Amaneti i atyre që ranë për liri, na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Ditën e Çlirimit: Amaneti i atyre që ranë për liri, na obligon ta ruajmë e ta zhvillojmë Kosovën

    Insajderi
    12 June 2025 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Kosovën në 26-vjetorin e çlirimit të vendit.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë e re të Kosovës.

    “Kosovë, urime Dita e Çlirimit! Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re. Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë”, ka shkruar Haradinaj.

    “Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark