
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, është pyetur lidhur me arrestimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Bahtirit (të përjashtuar nga partia pas arrestimit), në operacionin “Qielli i Thyer”, ku ranë në pranga 22 persona si të dyshuar për trafikim droge.
“Edhe?”, ishte përgjigja e Sveçlës kur u pyet në intervistën e mbrëmshme në RTK.
“Çka ka ai me qeverisje? Ai nuk ka qenë në qeveri. Na i kemi 64 mijë anëtarë. Unë kam fotografi me dhjetëra mijëra aktivistë. Sot isha në 3-4 aktivitete edhe kam dhjetëra fotografi, të cilat qytetarët e zakonshëm dhe aktivistat i bëjnë. Ne nuk po themi se ai nuk ka qenë aktivist, ai ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje”, deklaroi më tej Sveçla.
Raportimet për operacionin “Qielli i Thyer“: