Këto janë tri zyrtaret e Ministrisë së Infrastrukturës të ndaluara nga policia – Njëra prej tyre, nëna e reperit të njohur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë tri zyrtaret e Ministrisë së Infrastrukturës të ndaluara nga policia – Njëra prej tyre, nëna e reperit të njohur

    Insajderi
    12 June 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ka hetuar disa persona nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

    Sinjali raporton me burime se zyrtaret e arrestuara janë: Florije Selimi – zyrtare në MI, njëherësh nëna e reperit Getoar Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

    Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

    Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark