Era Istrefi shfaqët joshëse në fotot e fundit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Era Istrefi shfaqët joshëse në fotot e fundit

    Insajderi
    12 June 2025 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli kosovar, Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku shfaqet më e zjarrtë dhe më në formë se kurrë.

    E veshur me pantallona të gjera këngëtarja e njohur ka bërë që rrjeti të “vlojë” nga reagimet.

    Në sfond shihen disa vajza të tjera, por gjithë vëmendja është pa dyshim tek Era, e cila përveç linjave të tonifikuara, transmeton edhe një qëndrim të fortë dhe sfidues.

    Postimi është shoqëruar me një varg nga kënga e saj më e fundit “Pruana”, në bashkëpunim me Dj Pm dhe Dj Dagz:

    “Me t’lon, qa m’kishe bo-o-o?”, një mesazh që shumëkush e ka interpretuar si një thumbim apo si një deklaratë fuqie femërore.

    Vetëm pak minuta pas publikimit, fotoja ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark