Rrihen dy punonjës të Telekomit, Insajderi ju sjell detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrihen dy punonjës të Telekomit, Insajderi ju sjell detaje

    Insajderi
    12 June 2025 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy punonjës të Telekomit të Kosovës janë përfshirë në një rrahje para dy ditësh, pranë objektit të zyrës kryesore të ndërmarrjes publike.

    Telekomi i Kosovës me anë të një emaili kanë bërë të ditur për Gazetën Insajderi se rrahja ka ndodhur jashtë objektit të ndërmarrjes dhe se ka ndërhyrë Policia e Kosovës.

    Sipas informacionit që posedojmë, ka ndodhur një përleshje jashtë objekteve të Telekomit. Policia e Kosovës ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka hapur rast për veprën penale të kategorizuar si “Sulm”“, thuhet në përgjigjen e Fadil Lepajes, Udhëheqësit të Zyrës për Komunikim në Telekom.

    Insajderi iu është drejtuar me pyetje edhe Policisë së Kosovës lidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.

    Nga Telekomi kanë thënë se po e analizojnë rastin dhe pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, do të ndërmarrin masa në përputhje me ligjet dhe rregulloret e brendshme.

    Ende nuk e dimë arsyen e saktë të incidentit. Sikurse e kemi potencuar më parë, vetëm pas sqarimit të plotë të situatës dhe rrethanave, kompania mund të marrë masat e duhura“. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark