Katër minatorë të Trepçës ngujohen në minierë, shkak mungesa e rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër minatorë të Trepçës ngujohen në minierë, shkak mungesa e rrymës

    Insajderi
    12 June 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë mëngjesit të sotëm katër minator të Trepçës janë ngujuar brenda minierës kjo si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike.

    Minatorët thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se Trepça ka angazhuar edhe ekipin për kërkim shpëtim në rast nevoje.

    Drejtori i Trepçës, Shyqeri Sadiku ku e konfirmoi rastin se katër punëtor të ndërmarrjes tashmë edhe në momentin e raportimit ndodhen brenda në minierës dhe se janë në gjendje të mirë.

    Sipas drejtorit të minierës kanë kontakt të vazhdueshëm me ta dhe se të gjitha ekipet janë mobilizuar që sa më shpejt të sanohet problemi me energji elektrike dhe të mund të dalin punëtorët.

    “Po është e vërtetë ka pas ndërprerje të rrymës rreth orës 10:00, ka një defekt dhe janë katër punëtorë atje. Po punëtorët ende qëndrojnë atje ne jemi ne komunikim me ta. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë është inkuadruar edhe skuadra e shpëtimit nëse kanë nevojë për ushqim, duhet të lëshohen në këmbë dhe t’i mbështesim, jemi në komunikim dhe besojë që afër jemi edhe me sanu problemin”, tha Sadiku për lajmi.net.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark