"Kur u ngrita, kishte trupa përreth ...", flet shtetasi britanik që i mbijetoi rënies së aeroplanit në Indi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Kur u ngrita, kishte trupa përreth …”, flet shtetasi britanik që i mbijetoi rënies së aeroplanit në Indi

    Insajderi
    12 June 2025 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë britanik që pretendon se ka mbijetuar aksidentin në Ahmedabad ka përshkruar momentin kur aeroplani u rrëzua.

    Sipas rrjetit partner të Sky News, NDTV, komisioneri i policisë së Ahmedabadit tha se një pasagjer mbijetoi aksidentin. NDTV e identifikon atë si britaniko-indianin, Vishwash Kumar Ramesh.

    Duke folur për gazetën Hindustan Times, Ramesh tha se kishte dëgjuar një “zë të fortë” rreth 30 sekonda pas ngritjes së aeroplanit, përpara se ai të binte.

    “Të gjitha ndodhën shumë shpejt” tha ai, duke shtuar se kishte marrë “lëndime nga goditja” në kraharor, sy dhe këmbë.

    “Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U tremba. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa nga aeroplani përreth meje. Dikush më kapi dhe më vendosi në një ambulancë dhe më çoi në spital”, deklaroi ai.

    Ai i tha mediave indiane se kishte jetuar në Londër për 20 vjet. Po ashtu tha se vëllai i tij, Ajay ishte ulur në një rresht tjetër në aeroplan.

    Ndryshe, video të shpërndara në rrjetet sociale treguan një burrë që ecte me të çaluar nga vendi i aksidentit dhe u drejtohej shërbimeve të emergjencës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark