Shkëlqen nga luksi- Ja si duket suita që Peci pagoi 676 euro për tri net - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëlqen nga luksi- Ja si duket suita që Peci pagoi 676 euro për tri net

    Insajderi
    12 June 2025 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me Bekim Hoxhën, drejtor i AUV’t, kishin qëndruar në Slloveni për një udhëtim zyrtar në vitin 2021. Ministri, atje nuk ishte mjaftuar me një dhomë standarde të hotelit, që do kushtonte më lirë.

    Peci kishte rezervuar një suitë.

    Në faturën e publikuar nga Periskopi, shihet se Faton Peci, ka paguar me para të shtetit hiç me pak se 676.00 euro për tri net qëndrimi.

    Ajo çka bie në sy është që kërkesën për pagesë e ka bërë dhe arsyetuar Verona Menxhiqi atë kohë pjesë e kabinetit politik të Pecit e tashmë e sistemuar si zyrtare ligjore në shërbimin civil.

    Por, cila është dhoma që rezervoi?

    Ministri, Faton Peci, për qëndrimin në Slloveni ka zgjedhur dhomë luksoze.

    Ai kishte rezervuar suitën ekzekutive.

    Sipas UA, shuma e lejuar për një natë qëndrimi në Slloveni është 103 euro.

    Pamjet e kësaj suite i gjeni më poshtë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark