Bebe Rexha provokon ndjekësit me poza provokuese në bikini - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Bebe Rexha provokon ndjekësit me poza provokuese në bikini

    Insajderi
    12 June 2025 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me disa fotografi provokuese të publikuara nga pushimet e saj familjare në Kroaci.

    Këngëtarja 35-vjeçare ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe ku shfaqet duke pozuar me bikini njëpalëshe me dizajn leopardi, teksa thekson me krenari linjat e kolme të trupit.

    “Unë nuk do të iki kurrë. Nuk mund të më detyrosh”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e postimit, duke i dhënë edhe një nuancë lozonjare fotografive të realizuara në bregdetin mahnitës të Hvarit.

    Rexha ndodhet shumë pranë Shqipërisë, por ende nuk ka bërë të ditur nëse planifikon të vizitojë vendlindjen gjatë qëndrimit të saj në Ballkan.

    Megjithatë, afërsia e saj me kulturën dhe rrënjët shqiptare shpesh reflektohet në veprimet dhe paraqitjet publike të artistes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark