
Thomas Frank edhe zyrtarisht është trajner i ri i Tottenhamit.
Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
”Jemi të kënaqur të njoftojmë emërimin e Thomas Frank si trajneri ynë i ri kryesor me një kontratë që zgjat deri në vitin 2028.
Thomas ka përvojë të gjerë në futbollin anglez, pasi iu bashkua Brentford në vitin 2016 – që kur u bë një nga trajnerët aktualë me shërbimin më jetëgjatë në Premier League. Gjatë kohës së tij në Brentford, ai e transformoi Klubin, duke e çuar atë nga Championship në një skuadër të afirmuar të Premier League, duke tejkaluar vazhdimisht dhe ndjeshëm pritjet për një periudhë të zgjatur kohore.”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.