Izraelitët boshatisin raftet me ujë dhe ushqime mes frikës nga sulmi me dronë iranianë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraelitët boshatisin raftet me ujë dhe ushqime mes frikës nga sulmi me dronë iranianë

    Insajderi
    13 June 2025 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Jerusalem, paniku është përhapur me shpejtësi teksa qytetarët kanë zbrazur raftet e supermarketeve, duke u furnizuar me ushqime dhe ujë.

    Kjo vjen pas paralajmërimeve për një kërcënim të madh që ka goditur vendin në orët e para të mëngjesit, raporton BBC përcjell Insajderi.

    Rreth orës 03:00 sipas kohës lokale (01:00 BST), pjesa më e madhe e vendit është zgjuar nga sirenat dhe një alarm në telefon që paralajmëronte për një “kërcënim të rëndësishëm”.

    Qytetarëve iu kërkua të qëndrojnë afër strehimoreve për sigurinë e tyre.

    Shërbimet emergjente izraelite kanë njoftuar se po mobilizojnë shërbimet e gjakut në të gjithë vendin, ndërsa disa spitale kanë filluar të lirojnë pacientët që janë në gjendje të mirë shëndetësore për të bërë vend për raste urgjente.

    Ndërkohë, në Bregun Perëndimor, autoritetet kanë vendosur një bllokadë të plotë në të gjitha qytetet palestineze, e cila do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.

    Këto masa vijnë si përgatitje për një kundërsulm të mundshëm, pasi ushtria izraelite ka paralajmëruar se mbi 100 dronë iranianë janë nisur drejt Izraelit.

    Gjendja mbetet tejet e tensionuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark