Insajderi
Lajme

Videoja e Gazmend Zekës së arrestuar për mashtrim duke marrë para nga viktima

Insajderi
13 June 2025 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Videoja e Gazmend Zekës së arrestuar për mashtrim duke marrë para nga viktima
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore e Pejës, sot e ka arrestuar një person për mashtrim, shkruan Insajderi. Insajderi rapotori se personi i arrestuar është Gazmend Zeka.

Insajderi sipas burimeve mëson se Zeka dyshohet se iu merr të holla njerëzve kinse për të aplikuar për subvencione bujqësore, duke u paraqitur si punëtor i komunës.

Lidhur me rastin për Insajderin janë deklaruar nga Prokuroria.

“Personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë. Gjatë kësaj periudhe do të behen hapat e tjerë per sigurimin e prezencës se rij ne procedure”, ka thëne për Insajderin Shkodran Nikci, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës.

Jo vetëm, Zeka është një person i njohur për organet e ligjit. Insajderi merr vesh se ai ka edhe vendime gjyqësore, gjashtë aktakuza dhe dy aktgjykime te formës së prerë.

Insajderi sjell foto nga momenti, ku i dyshuari shihet duke i marr të holla viktimës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark