Izraeli publikon pamjet e sulmit ndaj Iranit - agjentët e Mossad-it komandojnë nga brenda territorit iranian - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli publikon pamjet e sulmit ndaj Iranit – agjentët e Mossad-it komandojnë nga brenda territorit iranian

    Insajderi
    13 June 2025 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi sekret i Izraelit, Mossad, ka publikuar pamje që tregojnë përgatitjen dhe realizimin e një sulmi preciz ndaj objektivave iraniane, i cili thuhet se ka rezultuar me vrasjen e të paktën tre gjeneralëve të lartë të ushtrisë së Iranit.

    Sipas pamjeve të shpërndara nga Mossad, dy agjentë izraelitë, të vendosur brenda territorit iranian, shihen duke komanduar operacionin e sotëm ushtarak, i cili mendohet të ketë qenë një ndër më të sofistikuarit në dekadat e fundit.

    Burime të afërta me shërbimet izraelite të inteligjencës kanë bërë të ditur se Tel Avivi kishte ndërtuar në mënyrë sekrete një bazë të dronëve brenda territorit iranian, nga ku është realizuar sulmi ndaj disa objektivave të ndjeshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark