Detajet e pabesueshme të sulmit të Izraelit, si u vra komandanti në krevat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Detajet e pabesueshme të sulmit të Izraelit, si u vra komandanti në krevat

    Insajderi
    13 June 2025 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Irani u trondit nga një sulm i paprecedentë gjatë natës, kur Izraeli ndërmori një ofensivë të gjerë ajrore dhe me dronë të komanduar nga brenda territorit iranian, në kuadër të operacionit të koduar “Luani në ngritje”.

    Sulmet goditën objektiva strategjikë në kryeqytetin Teheran dhe në qendrën bërthamore të Natanzit, duke shkaktuar dhjetëra viktima në radhët e komandës ushtarake dhe shkencëtarëve bërthamorë të regjimit iranian.

    Sipas mediave izraelite, operacioni u përgatit prej vitesh dhe përfshiu tre faza të koordinuara në mënyrë sekrete:

    Skuadra komando brenda Iranit – Njësi speciale të Mossad-it depërtuan në territorin iranian dhe vendosën armë precize pranë sistemeve të mbrojtjes ajrore. Këto u aktivizuan njëkohësisht me sulmet ajrore për të neutralizuar mbrojtjen iraniane.

    Teknologji sulmuese në automjete civile – Pajisje të fshehta shpërthyese u instaluan më parë në automjete civile në disa qytete iraniane. Gjatë operacionit, ato u aktivizuan për të goditur objektivat strategjike.

    Bazë sekrete me dronë brenda Iranit – Një bazë e fshehtë me dronë të armatosur ishte ngritur në brendësi të Iranit. Dronët u lëshuan natën, duke goditur raketat tokë-tokë iraniane.

    Në këtë ofensivë u vranë komandantë të lartë të Gardës Revolucionare, mes tyre edhe komandanti Hossein Salami, si dhe gjashtë shkencëtarë bërthamorë, konfirmuar nga media shtetërore iraniane.

    Detajet e pabesueshme të sulmit të Izraelit, si u vra komandanti

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se qëllimi i operacionit ishte neutralizimi i kapaciteteve bërthamore dhe raketore të Iranit. Ai e përshkroi ndërhyrjen si “një sukses të madh të inteligjencës dhe koordinimit ushtarak”, shkruan A2 CNN.

    Ndërkohë, SHBA u distancua nga sulmi, duke paralajmëruar Iranin të mos sulmojë bazat amerikane. Irani ka kërcënuar me “hakmarrje të hidhur” dhe ka lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit, të cilët sipas Tel Avivit po përpihen të ndalohen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark