
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka emëruar komandantë të rinj në poste kyçe ushtarake, pas vrasjes së zyrtarëve të lartë nga sulmet izraelite, raporton CNN, përcjell Insajderi.
Gjeneral brigade Mohammad Pakpour është emëruar komandant i ri i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), duke zëvendësuar Hossein Salamin, i cili u vra të premten nga Izraeli.
Gjithashtu, Khamenei ka emëruar gjeneralmajor Abdolrahim Mousavi si Shef të Shtabit të Forcave të Armatosura, në vend të gjeneralit Mohammad Bagheri, i vrarë më herët po atë ditë.
Ndërsa gjeneralmajor Ali Shadmani do të udhëheqë Shtabin Qendror Khatam al-Anbiya, duke zëvendësuar gjeneralleitnant Gholam Ali Rashid.