Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshje para se të ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshje para se të …

    Insajderi
    13 June 2025 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin që të bjerë dakord për një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar në një postim në rrjete sociale se sulmet e mëvonshme izraelite ndaj vendit do të jenë “edhe më brutale”.

    Postimi shënoi komentet e para publike të Trumpit që kur Izraeli nisi sulme ndaj Iranit duke synuar programin e tij bërthamor dhe udhëheqësit ushtarakë, me presidentin e SHBA-së që tha se ishte përpjekur t’i drejtonte udhëheqësit iranianë drejt diplomacisë, shkruajnë mediat e huaja.

    “I dhashë Iranit shans pas shansi për të bërë një marrëveshje. U thashë atyre, me fjalët më të forta, ‘thjesht ta bënin’, por pavarësisht se sa shumë u përpoqën, pavarësisht se sa afër iu afruan, ata thjesht nuk mundën ta bënin atë”, shkroi Trump.

    “Tashmë ka pasur vdekje dhe shkatërrime të mëdha, por ka ende kohë që kjo masakër, me sulmet e ardhshme të planifikuara tashmë që janë edhe më brutale, të marrë fund. Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë”, shtoi ai.

    Në kontrast me tonin agresiv të Trumpit, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, kërkoi të distanconte SHBA-në nga veprimi izraelit, duke sqaruar në një deklaratë se SHBA nuk kishte asnjë përfshirje në sulme.

    “Sonte, Izraeli ndërmori veprime të njëanshme kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulme kundër Iranit dhe përparësia jonë kryesore është mbrojtja e forcave amerikane në rajon”, tha Rubio.

    Ndryshe, Trump kishte paralajmëruar më herët për mundësinë e një “konflikti masiv” në Lindjen e Mesme që mund të ndodhte “së shpejti”.

    I pyetur se çfarë i thanë izraelitët për të nxitur largimin e personelit amerikan nga rajoni, Trump u përgjigj: “Ata nuk më thanë asgjë, por unë thashë shikoni, ka një shans për një konflikt masiv”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark