Nën efektin e alkoolit dhe drogës, burri në Pejë shtie me armë pas konfliktit familjar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën efektin e alkoolit dhe drogës, burri në Pejë shtie me armë pas konfliktit familjar

    Insajderi
    14 June 2025 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike, një burrë në Pejë ka kanosur babanë e tij dhe ka shtënë me armë zjarri brenda dhe jashtë shtëpisë.

    Pas incidentit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar.

    Rasti është cilësuar si “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

    “Pejë, 13.06.2025 – 21:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij. Sipas viktimës, i dyshuari edhe ka shtënë me armë zjarri në brendi të shtëpisë dhe një herë jashtë shtëpisë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori,” thuhet në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark