Rritet në tre numri i viktimave nga sulmet iraniane në Izrael - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rritet në tre numri i viktimave nga sulmet iraniane në Izrael

    Insajderi
    14 June 2025 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i të vdekurve pas një breshërie të sulmeve iraniane në Izrael është rritur në tre, sipas deklaratave nga shërbimet e urgjencës.

    Dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa iraniane që goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, në jug të Tel Avivit, sipas një deklarate të përditësuar nga Magen David Adom, agjencia e reagimit emergjent, meqë më herët ishte raportuar për një viktimë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Insajderi.

    Një person i tretë u vra nga një fragment arme në rënie gjatë një vale të mëparshme sulmesh iraniane gjatë natës së së shtunës.

    Gruaja u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes në qytetin Ramat Gan, i cili ndodhet në lindje të Tel Avivit, bëri të ditur policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark