Rivarrosen dëshmorët e Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rivarrosen dëshmorët e Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë

    Insajderi
    14 June 2025 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën patronatin e presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, sot u bë rivarrimi i dëshmorëve të komunës së Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë, me nderime të larta shtetërore.

    Kryetari i Istogut, Ilir Ferati në një postim në Facebook shkruan se dëshmorët prehën në tokën për të cilën ranë.

    Lexoni të plotë postimin:

    Ditë kjo që tejkalon fjalët — ditë dhimbjeje, por mbi të gjitha krenarie. Në sytë e familjarëve ndjehej thellë pesha e sakrificës, por edhe forca e dashurisë që kishin për bijtë dhe bijat e tyre.

    Ne u përkulëm me nderim para gjakut që solli lirinë.

    Sot ata u prehën në tokën për të cilën ranë. E ne, të gjallët, mbajmë mbi supe detyrën e përjetshme: të nderojmë kujtimin dhe sakrificën e tyre me vepra e përkushtim.

    Lavdi dëshmorëve të kombit!

    Faleminderit familjarëve që na lanë trashëgiminë më të shenjtë — lirinë!. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark