
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, mori pjesë sot në Paradën e Krenarisë në Prishtinë, duke shprehur përkrahjen për komunitetin LGBT+.
Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se ishte i lumtur të shihte kaq shumë anëtarë dhe përkrahës të komunitetit të gjallë LGBT+ në Kosovë.
“Mbretëria e Bashkuar është një mbrojtëse e palëkundur e të drejtave të personave LGBT+, këtu dhe në gjithë botën. Kosova duhet të jetë krenare për vlerat e saj demokratike,” shkroi ai, duke shtuar se çdo njeri meriton të trajtohet me dinjitet dhe respekt, pa frikë nga dhuna apo përjashtimi.
“Gëzuar Java e Krenarisë!”, përmbylli ambasadori.
Në video mund të shihni atmosferën në kryeytet.