MPJ izraelite: Irani sulmoi civilë gjatë natës -8 të vdekur, mes tyre 4 fëmijë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    MPJ izraelite: Irani sulmoi civilë gjatë natës -8 të vdekur, mes tyre 4 fëmijë

    Insajderi
    15 June 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit përmes një postimi në “X” ka thënë se Irani ka sulmuar sërish “civilët” në Izrael derisa ishin në gjumë.

    MPJ izraelite thotë se 8 persona janë vrarë, në mesin e tyre 4 fëmijë.

    “Më shumë se 200 janë lënduar. 35 janë ende të zhdukur”, thuhet në njoftim.

    “Irani targeton të pafajshmit. Izraeli targeton lokacionet bërthamore dhe ushtarake – për të ndaluar regjimin terrorist më të rrezikshëm në botë nga sigurimi i armëve më të rrezikshme në botë. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur popullin tonë. Izraeli po bën atë që duhet bërë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark