Adrian Gaxha kapet ‘mat’ me të dashurën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Adrian Gaxha kapet ‘mat’ me të dashurën

    Insajderi
    15 June 2025 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në këto momente kur po raportojmë për Adrian Gaxhën, shumë prej jush mund të jeni duke e bërë pyetjen – ku ka mbetur.

    Dikur ndër këngëtarët më të suksesshëm të skenës por paralelisht edhe më të përfolur për nga jeta private e tij, sot, për Adrianin dëgjojmë rrallë e përmallë.

    Kënga e tij e fundit është “Ajshe”, sjellë para pandemisë, verën e 2019-ës në bashkëpunim me Enurin. Adriani gjithë këto kohë e ka gjetur terezinë e tij larg muzikës.

    Ai i është përkushtuar tërësisht restorantit që ka në Shkup.

    Biznesi po i ecë mirë dhe shenjë për këtë është fakti se Adriani ka rreth 30 të punësuar. Por, mirë po i ecë edhe jeta personale.

    Pa shumë zhurmë, ai po shijon një romancë.

    Prive By Liberta Spahiu e ka kapur këngëtarin me partneren e tij pak ditë më parë.

    Fotot janë shkrepur në jug të Shqipërisë.

    Partnerja e Adrianit nuk është fytyrë publike dhe sipas dëshmitarëve okularë, ata dukeshin mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark