Shqipëria sërish në qendër të diplomacisë, Rama nesër pret liderët e rajonit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria sërish në qendër të diplomacisë, Rama nesër pret liderët e rajonit

    Insajderi
    15 June 2025 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria do mirëpres të hënën më 16 qershor Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore.

    Këtë e ka njoftuar kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë.

    Mes të tjerash, kreu i qeverisë shkruan se Tirana, është e angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

    ”Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, shkroi kreu i qeverisë shqiptare në facebook.

    Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024-Qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.

    Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark