Izraeli sulmon me raketa Iranin, godet objektivin më të largët deri më tani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli sulmon me raketa Iranin, godet objektivin më të largët deri më tani

    Insajderi
    15 June 2025 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite thotë se ka goditur “një avion ajror iranian për furnizim me karburant në Aeroportin e Mashhadit në Iranin lindor”, thellë në verilindje të Iranit.

    Ushtria pretendon se ky është sulmi me rreze të gjatë veprimi që ka kryer që nga fillimi i operacionit, raporton CNN.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Mashhadit është rreth 112 kilometra larg kufirit të Iranit me Turkmenistanin; Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë të dielën se është rreth 2,300 kilometra larg Izraelit, përcjell Insajderi.

    IAF po vepron për të vënë epërsi ajrore mbi hapësirën ajrore iraniane. Kjo shënon sulmin me rrezen më të gjatë veprimi të kryer që nga fillimi i operacionit”, tha IDF në një deklaratë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark