Bajrami: Specialja është monoetnike, kam deponuar prova dhe video mbrojtëse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Specialja është monoetnike, kam deponuar prova dhe video mbrojtëse

    Insajderi
    15 June 2025 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori dhe njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e akuzuar se po trajton njëanshëm vetëm çështjet që lidhen me UÇK-në, ndërkohë që, sipas tij, injoron krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës.

    Kjo Gjykatë është monoetnike, që merret vetëm me krimet e supozuara të UÇK-së“.

    Bajrami shtoi se themelimi i kësaj gjykate ishte rezultat i një presioni të madh ndërkombëtar, i shoqëruar me paralajmërime serioze.

    Atëherë e kam këshilluar edhe Thaçin dhe të tjerët që më mirë ta bëjë Këshilli i Sigurimit se sa me votat e deputetëve që ne vetë ta pranojmë një gjykatë që ka tendencë ta ndryshojë historinë e Kosovës. Jemi para një akti të kryer”, tha Bajrami.

    Gjatë veprimit, gjatë këtyre viteve e kam përcjellë këtë gjykatë dhe kam ofruar shumë prova mbrojtëse. Kam deponuar prova mbrojtëse, bashkëpunoj me ekipin mbrojtës, kam deponuar edhe personalisht video”, tha më tej Bajrami në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark