Po lahej me kusherinjtë, ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Po lahej me kusherinjtë, ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat

    Insajderi
    15 June 2025 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 22-vjeçar ka vdekur si pasojë e mbytjes në lumin Mat.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 16:00, teksa i riu, shtetasi K. Elezi, me banim në Skuraj, ishte duke u larë me kushërinjtë dhe ka humbur jetën, raporton TV Klan.

    I riu, është nxjerrë fillimisht me shenja jete, por rrugës për në spital, ka vdekur.

    “Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njoftoi policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark