Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    Insajderi
    15 June 2025 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell.

    Mëngjesi i hershëm dhe mbrëmja do të jenë të freskëta sidomos në Rrafshin e Kosovës, ndërsa dita stabile dhe me diell. Temperaturat nga 11 minimalja deri në 32 gradë Celsius maksimalja.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi java do të fillojë me diell dhe e nxehtë. Në të gjitha viset pritet mot stabil dhe i nxehtë veror. Temperaturat me rritje të lehta.

    Nga e marta do të vazhdojë moti i nxehtë veror, megjithatë një depërtim i një sasisë të vogël të ajrit jo-stabil do të shkaktojë destabilizime atmosferike të izoluara.

    Fillimisht në viset kodrinore-malore në Shqipëri dhe Mal të Zi priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër, pastaj edhe në disa zona periferike të Republikës së Kosovës. Këto zhvillime do të jenë të karakterit lokal dhe mund të fuqizohen në mesjavë./MeteoBallkan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark