Ylli i Barcelonës kërkon largimin nga klubi, Flick nuk e lejon - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ylli i Barcelonës kërkon largimin nga klubi, Flick nuk e lejon

    Insajderi
    16 June 2025 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andreas Christensen po shqyrton të ardhmen e tij te Barcelona për shkak të pasigurisë rreth kontratës dhe problemeve fizike që e kanë shoqëruar gjatë sezonit të fundit.

    Mbrojtësi danez ka kontratë me klubin deri në vitin 2026, por mund të kërkojë një sfidë të re përpara përfundimit të saj.

    Sipas ‘Mundo Deportivo’, disa klube nga Liga Profesionale Saudite kanë shfaqur interes për të, edhe pse deri tani nuk ka oferta zyrtare dhe Hansi Flick e do atë në klub.

    Christensen iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë, prandaj çdo shitje eventuale do t’i siguronte klubit përfitime të pastra financiare.

    Barcelona nuk do ta kundërshtonte largimin e tij, duke pasur parasysh dëshirën për të ulur shpenzimet në paga, por vetë lojtari duket i pavendosur dhe mund të preferojë të qëndrojë deri në skadimin e kontratës.

    Situata ndërlikohet edhe nga fakti që viti 2026 përkon me Kupën e Botës, çka mund ta shtyjë Christensen të qëndrojë për të siguruar formën dhe minutat e duhura.

    Trajneri Hansi Flick ka në dispozicion pesë qendërmbrojtës, përfshirë Christensen, dhe e vlerëson aftësinë e tij teknike, por është i kujdesshëm për shkak të historikut të tij me lëndimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark