Refuzohet lirimi i ish-krerëve UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet lirimi i ish-krerëve UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues

    Insajderi
    16 June 2025 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit u është vazhduar masa e paraburgimit për nga dy muaj. Vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara në Hagë vjen kinse rreth shqetësimeve për pengim të drejtësisë dhe ndikim mbi dëshmitarët.

    Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit derisa ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për Hashim Thaçin, pasi Thaçi nuk ka bërë kërkesë për lirim të përkohshëm.

    Refuzimin për lirim të përkohshëm, ai trup gjykues e ka bazuar në vlerësimin e rreziqeve që sipas tij lidhet me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe pengimin e procedurave gjyqësore.

    Në vendim thuhet se, ndonëse mungojnë informacione që do të dëshmonin rrezikun për arratisje, mbetet shqetësimi se të pandehurit mund të përdorin pozitat e tyre për të ndërhyrë në procesin gjyqësor, përfshirë edhe përmes ndikimit ndaj dëshmitarëve që kanë dhënë ose do të japin dëshmi kundër tyre.

    Avokati, Ardian Bajraktari e konsideron jo të drejtë refuzimin e Speciales për lirim të përkohshëm për ish krerët e UÇK-së. Bajraktari vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore që kjo masë të zëvendësohet me një masë më të butë.

    “E kanë dëshmuar se janë të gatshëm të i përgjigjen çfarëdo ftese, çfarëdo thirrje nga ana e Dhomave të Specializuara dhe aq më tepër kur kemi parasysh faktin që tashmë ka përfunduar së dëgjuari lista e dëshmitarëve të ftuar nga ana e Prokurorisë. Prandaj mos aprovimi i kërkesës së palës mbrojtëse për bindjen time është një vendim i marrë në mënyrë paragjykuese dhe për më tepër nuk ka bazë e as mbështetje, as në ligj e as në prova konkrete e as në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, praktikë e cila është e zbatuar edhe në sistemin tonë të drejtësisë përfshirë edhe Gjykatën Speciale”, thotë Bajraktari.

    Ndërkohë, Dhomat e Specializuara kanë nënshkruar një marrëveshje me Belgjikën që të dënuarit e dënimin. Avokati Bajraktari e ka vlerësuar këtë zhvillim si pjesë të detyrave normale institucionale.

    “Prej kompetencave që ka kryetari i Dhomave të Specializuara është edhe çështja e marrëveshjes me shtetet e treta të cilat shprehin gatishmëri për të pranuar të burgosur nga Dhomat e Specializuara, këtë detyrë e përcakton Neni 50 I Ligjit për Dhomat e Specializuara, prandaj vlerësoj që njoftimi për arritjen e marrëveshjes me shtetin belg është në linjë me detyrat dhe përgjegjësitë e zakonshme që ka kryetari i Dhomave të Specializuara”, shton Bajraktari.

    Mbrojtja e Kadri Veselit kishte ofruar një sërë masash për të garantuar lirimin me kusht përfshirë dorëzimin e pasaportës, mbikëqyrje nga Policia e Kosovës dhe ndalimin e kontakteve të paautorizuara. Ndërkohë edhe Policia e Kosovës kishte raportuar për përmirësim të kapaciteteve operacionale, por Gjykata në Hagë ka konstatuar se këto nuk e zbusin shqetësimin e tyre për ruajtjen e integritetit të procesit dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. /RTK


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark