8 të vrarë nga sulmet iraniane mbrëmjen e kaluar në Izrael - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    8 të vrarë nga sulmet iraniane mbrëmjen e kaluar në Izrael

    Insajderi
    16 June 2025 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tetë persona janë vrarë gjatë natës në Izrael si pasojë e sulmeve iraniane në zona të banuara në Tel Aviv, Haifa dhe qytete të tjera, kanë bërë të ditur zyrtarët izraelitë të hënën në mëngjes, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Sipas Zyrës së Kryeministrit të Izraelit dhe burimeve nga mediat vendase, numri i përgjithshëm i viktimave në Izrael që nga e premtja ka arritur në 24.

    Autoritetet shëndetësore izraelite bëjnë të ditur se afër 300 persona janë shtruar në spitale për shkak të plagëve të marra nga sulmet.

    Në anën tjetër, Irani pretendon se mbi 200 persona janë vrarë në territorin e tij që nga fillimi i konfliktit me Izraelin të premten.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark