LDK-ja i kundërpërgjigjet Kurtit: Kur Kushtetuta interpretohet sipas qejfit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja i kundërpërgjigjet Kurtit: Kur Kushtetuta interpretohet sipas qejfit

    Insajderi
    16 June 2025 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku- Sadriu, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që tha se deputetët po e shkelin Kushtetutën kur s’po votojnë për kryeparlamentar.

    Ajo ka thënë se Kurti e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese.

    “KUR KUSHTETUTA INTERPRETOHET SIPAS QEJFIT Albin Kurti sot paska guxuar të flasë për shkelje të Kushtetutës, ndërkohë që ai vet e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese. Ai e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës’! Kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën.”

    Sadriu ka listuar disa “shkelje të Kushtetutës” nga Qeveria.

    “Vetëm gjatë mandatit të kaluar, Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur Kushtetutën të paktën 10 herë.

    Ja disa raste flagrante:

    1. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës
    2. Ndërhyrja në komunën e Kamenicës për reformën në arsim
    3. Ligji për zyrtarët publik
    4. Ligji për pagat
    5. Ligji për masat e përkohshme në treg
    6. Shkarkimi i Bordit të RTK-së
    7. Shkarkimi i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil
    8. Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së
    9. Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
    10. Ligji për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit Civil”

    “Nuk ka kushte më të rënda për demokracinë se kur një Kryeministër në detyrë e përdor Kushtetutën si vegël pushteti.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark