"Babi im e ka pasur mik e bashkëpunëtor"- I biri i Hashim Thaçi me fjalë të mëdha për Memli Krasniqin në prag të zgjedhjeve të PDK'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Babi im e ka pasur mik e bashkëpunëtor”- I biri i Hashim Thaçi me fjalë të mëdha për Memli Krasniqin në prag të zgjedhjeve të PDK’së

    Insajderi
    16 June 2025 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Endrit Thaçi, i biri i ish-presidentit dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar mbështetje për Memli Krasniqin në prag të zgjedhjeve të këtij subjekti politik.

    Thaçi ka publikuar një foto të babait të tij me Krasniqin në ‘InstaStory’, të cilën e ka përcjellë me mbiskrimn “Memli Krasniqi e ka udhëhequr Partinë Demokratike të Kosovës me maturi, mençuri dhe guxim”.

    E ka marrë mbi supe një barrë të rëndë, në një kohë aspak të lehtë. Por në çdo sfidë, ka qëndruar drejt dhe ka dalë faqebardhë”, ka shkruar tutje ai.

    Babi im e ka pasur mik e bashkëpunëtor. Unë i besoj Memlit. Me zemër e me bindje. Të priftë e mbara, Kryetar. Vazhdo drejt. Kosova ka nevojë për forcën, qartësinë dhe vizionin tënd”, ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark