PDK: Hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën kur partia e tij e ka shkelur atë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën kur partia e tij e ka shkelur atë

    Insajderi
    16 June 2025 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhur me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për shkelje të Kushtetutës  së Kosovës, kanë reaguar edhe nga PDK-ja.

    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se është pikërisht Kurti dhe VV-ja që kanë shkelur Kushtetutën në mënyrë të përsëritur.

    Ajo përmendi votimin e fshehtë që po kërkohet në seancat e fundit konstituive, e që thotë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare.

    “Nuk mund të imponohet vullneti politik në emër të rregullave kushtetuese, duke i përdorur institucionet si zgjatim të partisë”, ka shkruar tutje Deliu në Facebook.

    “Është hipokrizi që Albin Kurti po flet për Kushtetutën, kur është pikërisht ai dhe partia e tij që e kanë shkelur atë në mënyrë të përsëritur. Nuk mund të ketë votim të fshehtë pa procedurë ligjore dhe pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare. Nuk mund të imponohet vullneti politik në emër të rregullave kushtetuese, duke i përdorur institucionet si zgjatim të partisë. Ky është thelbi i kapjes së shtetit”, deklaroi deputetja.

    Lidhur me deklaratën e Kurtit, gjatë ditës së sotme kanë reaguar edhe zyrtarë të LDK-së, ku VV-së ia përmendën shkeljet e Kushtetutës, të bëra nga kjo parti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark