Peci: Kosova duhet të themelojë urgjentisht institucionet, qytetarët i dhanë besimin më të madh Albin Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci: Kosova duhet të themelojë urgjentisht institucionet, qytetarët i dhanë besimin më të madh Albin Kurtit

    Insajderi
    17 June 2025 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë thirrje për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Kosova duhet t’i themelojë institucionet sa më parë. Një nga arsyet është se në procesin zgjedhor të 9 shkurtit Kosova i ka dhënë besimin më të madh në histori një subjekti politik dhe një koalicion në krye të cilit e ka drejtuar kryeministri në detyrë Albin Kurti”.

    “Nuk ka pasur asnjëherë në historinë e Kosovës personalitet që ka marrë besim më të madh qytetar se Albin Kurti me datën 9 shkurt. Të gjithë duhet t’i thirrim arsyes për nevojën që të kemi institucione, që të kemi një qeveri të mandatuar nga Kuvendi dhe të kemi konstituimin e Kuvendit sa më parë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark