
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se synon një “fund të vërtetë” të programit bërthamor të Iranit, raporton CBS, partneri amerikan i BBC-së.
Duke folur për gazetarët gjatë udhëtimit me Air Force One, Trump tha se nuk ka kërkuar armëpushim dhe se objektivi i tij është që Irani të heqë dorë përfundimisht nga zhvillimi i kapaciteteve bërthamore.
Ai gjithashtu u shpreh skeptik për ndonjë ngadalësim të sulmeve izraelite kundër Iranit.
“Do ta kuptoni për dy ditë. Askush nuk ka ndaluar deri më tani,” tha Trump.
Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu një reagim të ashpër nëse interesat e SHBA-së në rajon goditen.
“Do të reagojmë shumë fuqishëm nëse Irani prek interesat tona,” u shpreh ai./Insajderi