Çitaku: Nën administratën Trump, Kosova u bë me ushtri dhe mori njohjen nga Izraeli – Kurti e çoi vendin në sanksione - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Nën administratën Trump, Kosova u bë me ushtri dhe mori njohjen nga Izraeli – Kurti e çoi vendin në sanksione

    Insajderi
    17 June 2025 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar qasjen e presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa u shpreh se Kosova duhet të jetë e gatshme të përballet me një botë që është duke ndryshuar vazhdimisht.

    Ajo kishte kritika ndaj siç e quajti deputet Albin Kurtin, për siç tha se i solli Kosovës sanksione pas 26 vitesh.

    ”Me administratën e parë Trump Kosova ka bërë transformimin e mandatit të FSK-së në ushtri si dhe kemi marrë njohjen nga Izraeli”.

    ”Fatkeqësisht deputetit Albin Kurti, nuk i bëhet vonë. Këto institucione kanë sjellë Kosovën në sanksione, pas 26 vitesh Kosova është në sansksione nga vendet që Kosovën e kanë ndihmuar në liri dhe procesin e pavarësisë”, tha Çitaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark