Insajderi
Lajme

Murati: Deputetët e opozitës po shkelin obligimin kushtetues

Insajderi
17 June 2025 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Murati: Deputetët e opozitës po shkelin obligimin kushtetues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se opozita duhet të reflektojë dhe të përmbushë detyrimin kushtetues për të votuar në seancat parlamentare.

“Janë mbi 20 seanca që opozita nuk voton, duke mos ushtruar vullnetin e tyre të lirë as për apo kundër.
Presim që opozita të reflektojë, obligimin kushtetues që është votimi, siç e dini Gjykata Kushtetuese deputetët në seancën konstituive janë të obliguar të votojnë. Vullneti i tyre i lirë është që të votojnë kundër apo abstenim. Kemi tashmë mbi 20 seanca që deputetët e opozitës nuk votojnë dhe nuk ushtrojnë obligimin e tyre kushtetues”, tha Murati.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark