Izraeli thotë se e ka vrarë komandantin e lartë iranian, Ali Shadmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli thotë se e ka vrarë komandantin e lartë iranian, Ali Shadmani

    Insajderi
    17 June 2025 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite ka njoftuar se komandanti i lartë ushtarak iranian, Ali Shadmani, është vrarë gjatë një sulmi ajror të ndërmarrë mbrëmë në kryeqytetin iranian, Teheran, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Shadmani ishte në krye të selisë që koordinon operacionet e përbashkëta ushtarake midis Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe ushtrisë së rregullt të Iranit.

    Ai mori këtë detyrë pas vrasjes së paraardhësit të tij, Gholamali Rashid, gjatë një tjetër sulmi izraelit javën e kaluar.

    Derisa autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar ende vdekjen e Shadmanit, raportimi i IDF-së vjen në kohën kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë në rritje të vazhdueshme dhe përshkallëzim të rrezikshëm.

    Deri më tani, mediat shtetërore iraniane nuk kanë publikuar ndonjë reagim zyrtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark