Ramos e voton Mbappén për Top të Artë: I ka merituar 4-5 Topa të Artë deri tash - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ramos e voton Mbappén për Top të Artë: I ka merituar 4-5 Topa të Artë deri tash

    Insajderi
    17 June 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prag të debutimit të tij me Monterreyn në Botërorin e Klubeve, në program nesër ndaj Interit, Sergio Ramos u pyet rreth asaj se kush e meriton ta fitojë Topin e Artë sivjet.

    Dhe, mbrojtësi spanjoll i befasoi të gjithë me përgjigjen e tij, shkruan “Gazeta Express”.

    Ish-futbollisti i Sevillës, Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit nuk do t’i votonte as Lamine Yamalin e Ousmane Dembelen, që konsiderohen si favoritë, por ish-bashkëlojtarin e tij tek PSG-ja, Kylian Mbappe!

    “Nëse do të varej nga unë, Kylian deri tash do t’i kishte 4-5 Topa të Artë në shtëpi”, deklaroi me një buzëqeshje në konferencë për shtyp legjenda e futbollit spanjoll.

    “Nuk e them vetëm shkaku i miqësisë, por pasi ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Ka shënuar shumë gola, e ka fituar Këpucën e Artë dhe, edhe pse Real Madridi nuk fitoi trofe të rëndësishëm në sezonin e fundit, ai e bëri një sezon të hatashëm”, vazhdoi Ramos.

    Ramos më pas evidentoi se Topi i Artë mbetet një çmim individual, përkundër kritereve që shpesh janë pak të qarta.

    “Ju nuk mund ta dini kurrë se çka çon peshë në të vërtetë: titujt, statistikat, karizmi… Por, për mua Mbappe është në nivelin e të mëdhenjve. E ka talentin dhe mentalitetin për ta dominuar futbollin për vite të tëra”, nënvizoi tutje 39 vjeçari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark